Serbia “përballë” Kosovës, Vuçiç: Nuk është e mundur të mbahet konflikti i ngrirë, është koha të mendojmë për njerëzit

Raportet mes Prishtinës dhe Beogradit janë në një fazë të ngrirë. Këtë e ka bërë të ditur presidenti serb Aleksandër Vucic, duke nënvizuar se është koha që të fillohet të mendohet për njerëzit, duke mbrojtur interesat e tyre dhe për të fituar sa më shumë të jetë e mundur. “Jam i dëshpëruar në qoftë se njerëzit nuk duan ta kuptojnë, por unë këtë nuk mund ta ndryshoj, siç nuk do ta ndryshoj politikën që është racionale, serioze dhe e përgjegjshme dhe që po sjell rezultate të mira për Serbinë”, ka thënë Vuçiç.

"Problemi mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të krahasohet me atë që se fundmi u zgjodh, mes Greqisë dhe Maqedonisë", ka nënvizuar kreu i shtetit serb dhe sipas tij problemi ishte vetëm për emrin. Vuçic tha se palët dëshirojnë të gjejnë një zgjidhje, mirëpo se problemet nuk mund të krahasohen me njëra-tjetrën. Vuçiçi rikujtoi se jo vetëm Gjermania, por 22 nga 27 vendet anëtare të BE-së tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës brenda kufijve të saj dhe në një situatë të tillë sipas tij, interesat e shqiptarëve dhe palëve tjera luajnë rol të rëndësishëm.

Vuçiç tha se ai u përpoq gjatë gjithë këtyre viteve, duke u kujdesur për të rinjtë, të ruajë paqen dhe stabilitetin, për të treguar se nuk është e mundur të mbahet konflikti i ngrirë. “Ekzistojnë interesa të palëve të tjera, interesave të shqiptarëve, por edhe shumë fuqive të mëdha që nuk duan zgjidhjen e problemit. Ka nga ata që thonë s’e duan përfundimisht duan shtetin e tyre dhe janë gati të paguajnë çfarëdo çmimi. I pyes qytetarët e Serbisë: cili është çmimi të cilin jemi të gatshëm ta paguajmë? Sa kemi paguar në të kaluarën për një politikë të gabuar? Është koha të mendojmë për njerëzit, sigurisht duke mbrojtur interesat tona dhe duke fituar më shumë të jetë e mundur”, tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë