
Deputeti shqiptar në parlamentin serb, ka reaguar pasi Serbia refuzoi vizitën e ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Zveçla në Luginën e Preshevës. Në reagimin e bërë në facebook, Kamberi shkruan se vendimi I marrë tregon se qeveria në Beograd mbetet me të njëjtën urrejtje ndaj çdo gjëje që ka lidhje me shqiptarët.
“Vizitat e zyrtarëve të Republikës së Kosovës e Shqipërisë në Luginë të Preshevës nuk janë vetëm të nevojshme, ato janë të domosdoshme, e duhet parë si të zakonshme, siç ndodhë në të gjitha vendet demokratike”, shprehet Kamberi.
Ai tha se bashkëpunimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës me Kosovën e Shqipërinë “nuk do të ndalet”, dhe se “Beogradi mund të tentojë, por do të dështojë”.
Në Luginën e Preshevës, sipas regjistrimit të vitit 2002, kanë qenë 88.966 qytetarë të regjistruar, prej tyre 57.737 shqiptarë, apo thënë ndryshe 65%. Numri aktual i shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk është i qartë.
Lajmi kryesor:
Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës vizitën në Luginën e Preshevës! Zveçla: Dëshmon shtypjen e shqiptarëve në këtë zonë
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.8%
-
Jo
44.7%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5096
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE-ja i kërkon Serbisë të mos i forcojë lidhjet me Rusinë
18 Shkurt, 15:26
-
Vuçiç përjashton skenarin e një qeverie të përkohshme: Është tentuar një revolucion me ngjyra në Serbi
18 Shkurt, 13:18
-
Serbi/ Protesta masive nga studentët në Kragujevc, paralelisht Vuçiç mbledh qindra mijëra në Mitrovicë: Nënshkruhet 'Deklarata për Vojvodinën'
15 Shkurt, 20:35
-
Autoritetet maqedonase arrestojnë një shtetas nga Kosova, me kërkesë të Serbisë
15 Shkurt, 20:07
-
Putin uron Vuçiç: Partneriteti strategjik me Serbinë po zhvillohet me dinamikë
14 Shkurt, 22:07
-
Protestuesit në Serbi shndërrojnë tragjedinë në lëvizje për ndryshim
14 Shkurt, 21:19
-
Sveçla në Gjermani, përmend financimin e grupeve nga Serbia për sulme terroriste në Kosovë: Rrezikohet siguria e vendit
13 Shkurt, 22:43
-
Demush Shasha: Duke festuar një tekst që mungon
13 Shkurt, 21:36
-
Kallas: Do të përpiqemi ta bëjmë funksional dialogun Kosovë-Serbi
13 Shkurt, 15:11
-
Pse protestat e studentëve në Serbi nuk kanë lider?
12 Shkurt, 12:31
-
Kurti i drejtohet BE-së me një letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës
11 Shkurt, 20:24
-
Trump uron Vuçiçin në përvjetorin e shtetësisë, pret rritje të bashkëpunimit me Serbinë
11 Shkurt, 15:24