Serbia s’është ‘rehat’ me deklaratat e Ramës në OKB

Serbia s’është ‘rehat’ me deklaratat e Ramës në OKB

Kryeministri Edi Rama

Një fjalim i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, do të ngjallte në terma konkretë – sërish – debatin për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo, duke risjellë në vëmendje integritetin territorial dhe zhbërjen e rezolutës “Dick Marty”, me shkrirjen e Gjykatës Speciale, e cila po zhvillon një proces për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bazuar në atë raport.

Qëndrime kontradiktore kanë ardhur për shkak të deklaratave të Ramës në Asamble, ku kritika janë shprehur (çuditërisht) edhe nga brenda kufijve të shqiptarisë, me kulmimin në replikën publike të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të cilën qëndrimi i kryeministrit shqiptar e ndihmon Serbinë.

Këtë, shumë qartësisht, nuk e mendon e koncepton as vetë pala serbe, e cila menjëherë ka kthyer përgjigje në OKB, duke i kundërshtuar qëndrimet e Ramës.

Delegacioni serb në Kombet e Bashkuara, ka përshëndetur qëndrimin e kreut të Qeverisë shqiptare për zhvillimin e rajonit dhe nismën “Open Balkan”.

Por, qëndrimin për Kosovën dhe Gjykatën Speciale, “nuk ia kanë falur Ramës”.

“Teksa jemi dakord plotësisht me mbështetjen e të ardhmes së përbashkët të Ballkanit Perëndimor, e shofim me keqardhje thirrjen e kryeministrit shqiptar, për njohjen e Republikës së Kosovës nga të gjitha shtetet, përfshi edhe Serbinë”.

Më tej, në qëndrim shtjellohet se Serbia e quan thirrjen e Ramës deri edhe “cinike, shqetësuese dhe kundërproduktive” për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Pala serbe ka përmendur madje edhe rezolutën 1244 për Kosovën (shumë e rëndësishme për Serbinë), e cila e sheh Kosovën thjesht si provincë autonome dhe jo si shtet i pavarur.

Mirëpo, delegacioni shqiptar në OKB, i kryesuar nga ambasadori i përhershëm shqiptar, Ferit Hoxha, nuk e ka lënë pa përgjigje palën serbe, duke e mbrojtur qartësisht pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës, në interes të gjithë shqiptarëve, të cilët jetojnë aty.

Në qëndrim, shumë shkurtimisht, Hoxha ka thënë se nuk ka ardhme tjetër, përveç asaj bashkëvepruese mes vendeve të rajonit, duke përfshirë këtu edhe Kosovën e pavarur.

Ndaj, për këtë arsye, duke theksuar se nuk ka debat mbi këtë pjesë, Hoxha ka kërkuar më shumë punë e veprim të përbashkët, në mënyrë që të gjitha vendet të marrin frytet e bashkëpunimit.

Shqipëria, tha ai në mbyllje të replikës së tij, për këtë gjë po punon.

Kështu, vijon ende diskutimi i nxehtë mes palëve, ku më se qartësisht shihet parehatia e Serbisë me deklaratat e forta të kryeministrit shqiptar në OKB, në sesionin e 77 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Teksa, për disa brenda trojeve, ende është e pamundur të konceptohet se si në nivele kaq të larta, në pamundësi të një qëndrimi zyrtar të Kosovës, për shkak të mungesës së aderimit në këto organizata, Shqipëria po luan rolin e flamurmbajtëses, pa asnjë rezervë në mbrojtje të interesave më të larta shqiptare të Kosovës.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 28/09/2022 10:45

    Fjalimi KM E.Rama në OKB gëzoi pa masë opinionin e Shëndosh Shqipëtar në të dy anët e kufirit dhe zëmëroi BEOGRADIN Zyrtar që nuk do ta njohi Kosovën si Shtet të pavarur në unison me RUSINË. Por është i çuditëshme qëndrimi i "Presidentes" Vjosa Osmani që deklaroi se Rama i shërben Sërbisë. Ky qëndrim ogurzi i V.Osmanit ka disa arsye: 1.Për drejtuesit Kosovar në vite qëndrimi armiqsor ndaj E.Ramës rrjedh nga që Ata dëgjojnë S.Berishën pasi Berisha e konsideron E.Ramën ARMIK.Pra,Ramushi,Albini,Vjosa..janë në unison me S.Berishën,i cili sipas DASH është Minus i demokracisë,I korruptuar i madh,etj. 2.V.Osmani ka ngrënë në një çorbë të prishur në SHQUPIN e Saliut,kur me fjalimin e saj të përgatitur në kuzhinën e Saliut sulmoi E.Ramën në Kuvëndin e Shqipërisë dhe përpasoi nuk e priti në Kosovë E.Ramën. 3.V.Osmani i mer udhëzimet edhe nga A.Kurti,i cili me porosi të Saliut krijoi në Shqipëri L/VV për të rrëzuar E.Ramën.Megjithatë E.Rama nuk e ka marrë INAT siç bëjnë Kosovarët me drejtuesit e UÇK në burg në Hagë. 4.Kosovarët e kan inat E.Ramën se po del në mbrojtje të Ashim Thaçit,kur drejtuesit Kosovar i futën vet në burg 4 drejtuesit kryesor të UÇK..dhe nuk duan që ata të dalin në arrest shtëpie në Kosovë me pretekstin se nuk i sigurojnë dotë.!! 5.Kurti e Osmani i duan në burg shokët e tyre,pasi po të dilnin nga burgu Ata..të dy këta nuk do ishin më KM dhe Presidente. 6.Kosovarët janë kundër OPEN BALKAN,kur kjo mbështetet nga SHBA+BE.Kjo do të thot se idiotët Kosovar po dalin kundër SHBA+BE- ashtu siç i mëson NON GRATA-Salih në Tiranë si fatkeqsi Kombëtare. 7.Drejtuesit Kosovar harrojnë se S.Berisha ka kën kundër RAMBUJES,UÇK,KOSOVËS SI SHTET MË VEHTE,deklarat e bërë në Washington në takimin me Presidentin Bill Klinton. 8.Kosovarët akoma se kuptojnë se S.Beridha nuk bëhet më KM i Shqipërisë me shpalljen NON GRATA në 19 maj 2021.Ta harroi Saliu dhe Kosovarët Salinë. 9.Rruga për njohjen e Kosovës si Shtet i pavarur kalon nga SHBA+EDI RAMA.Rrugë tjetër nuk ka. 10.Kosovarër duhet të pastrojnë radhët e tyre nga SËRBËT e futur midis rreshtave në institucionet e Kosovës..dhe ti shtrijnë dorën E.Ramës si vëllezrit Siamez.

    Përgjigju
  • leone: 27/09/2022 14:25

    eshte derdhur gjith ai gjak per ate kosov na del serbia tani dhe nuk na e njef shtet legen

    Përgjigju
  • gezim: 27/09/2022 14:24

    kosova te qendroj dhe me afer rames ne cdo nisem qe merr eshte per te miren e saj

    Përgjigju
  • Flamur: 27/09/2022 14:21

    Bravo i qofte rames qe ngriti zerin per Kosoven dhe kam besim qe do vazhdoje ta beje kete gje sa here qe dikush mundohet te kryeje padrejtesi kundrejt saj

    Përgjigju
  • regi: 27/09/2022 14:21

    ska pse ti vij hidhur serbis kosova eshte e pavarur se u be gjith ajo lufte per ate vend

    Përgjigju
  • Agim: 27/09/2022 14:20

    Kosova e serbia duhet te bejne dialog me njera tjetren ne menyre qe rajoni te ece perpara

    Përgjigju
  • Tiku: 27/09/2022 14:18

    Ka nevoje udheheqesi per servilizmin e publikut dhe artikulli me gjithe komentuesit tane patronazhiste e plotesojne me se mire tablone. Qe Rama eshte "flamurmbajtes" i ceshtjes se Kosoves ndersa udheheqja e vete Kosoves e zgjedhur nga populli i saj jo! "Zberthimi" i fjales se shokut Edvin ne OKB ka rene si grusht ndaj Vucic ndaj ai firmosi me Rusine. Epo urime ne punen tuaj me ne krye Ramen per ta shendrruar dynjane ne nje shoqeri mediokrriste.

    Përgjigju
  • goni: 27/09/2022 13:56

    normale se ai flet te verteten edhe ju kerkon njohjen e kosoves ata skane qejf

    Përgjigju
  • Eno: 27/09/2022 13:19

    Nese serbia e njeh kosove rajoni do te jet shume here me i qet dhe bashkpunues

    Përgjigju
  • Ani: 27/09/2022 13:18

    Shpresoj te behet dicka per kete ceshtje dhe vendet tona te bashkpunojn akoma dhe me shume

    Përgjigju
  • Durim: 27/09/2022 13:17

    Fjalimi i Rames ishte per tu vleresuar,shpresoj qe Thaci te lirohet sa me pare sepse eshte i pafajshem dhe Kosova te ece perpara!

    Përgjigju
  • Liri: 27/09/2022 13:16

    Tashme ka nevoje kosova per mbeshtetje,neser mund te kemi ne ,shume mire kryeminister qe e tregoni dhe njehere veten duke qene prane Kosoves

    Përgjigju
  • Ledi: 27/09/2022 13:15

    Po se nuk i pelqen serbise prandaj flet kshu,po me vjen mir kryeminister qe e mbeshtesni kosoven

    Përgjigju
  • Besart: 27/09/2022 13:07

    Aman se na lodhen kta. Ka ardh koha ta pranoj Kosoven si shtet e te bashkpunojm te gjith nese duam te ecin perpara

    Përgjigju
  • Alban: 27/09/2022 13:06

    Nje nga fjalimet me goditese te dhena ndonjehere ne seancat plenare te OKB , pergezime Kryeminister

    Përgjigju
  • Luan: 27/09/2022 13:05

    Serbi do te marre flake nese nuk e njeh kosoven, po mundohet rama te bashkepunoje ne menyre diplomatike e gjithshka te vije normalisht po ne kemi aletet me shume nese eshte e nevojshme per dhune , edhe ose ate nuk e do njeri dhunen.

    Përgjigju
  • Geni: 27/09/2022 13:05

    Serbia sesht rehat me asgje. Kosova esht shtet me vete i pelqen apo si pelqen te tjerve

    Përgjigju
  • ina: 27/09/2022 13:05

    me behet shume qejfi kur degjoj ramen teksa e mbeshtet kaq shumm kosoven

    Përgjigju
  • Ylli: 27/09/2022 13:04

    Seshte reheat sepse normale qe Po I ze bishtin karroca

    Përgjigju
  • sonja: 27/09/2022 13:04

    mendoj se edhe serbia duhet ta njohe kosoven si shtet se shpejti

    Përgjigju
  • limi: 27/09/2022 13:03

    bravo rame qe lufton per te 2ja shtetet per te ecur perpara bashkarisht

    Përgjigju
  • Meli: 27/09/2022 13:03

    Serbi duhet qe tia di per faleminderit Rames sepse Po I flet shume mire dhe Po e respekton shume me mire

    Përgjigju
  • gjergji: 27/09/2022 13:03

    Edi Rama eshte jo vetem kryeminister por patriot neto shqiptar.Bravo Edi

    Përgjigju
  • silva: 27/09/2022 13:01

    me pelqen shume fakti qe rama e mbeshtet shume kosoven

    Përgjigju
  • xani: 27/09/2022 13:00

    qesharake se si rama bene politik per 2 shtetet dhe tek te 2 quhet negativ njerez shikojeni mire ai po na con qoft ne por dhe kosoven perpara

    Përgjigju
  • Lavdi: 27/09/2022 13:00

    Rama flet gjera te cilat jane te vertetat dhe per kete ndoshta te gjitheve u djeg sepse kane frike mos del ndonje gje qe cenon ata

    Përgjigju
  • Miri: 27/09/2022 12:59

    Ka folur me mire se ato qe e qeverisin kosoven dhe besoj se se shpejti dhe Kosova do te njihej nga e gjithe bota

    Përgjigju
  • Paulin: 27/09/2022 12:56

    Rama ka mbajtur nje fjalim shume te mire duke treguar qart qendrimin tone. Shume i pergatitur dhe i drejt

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 27/09/2022 12:54

    Rama me fjalen ne sesionin e OKB nuk beri gje tjeter vetem se lepiu pluhurin qe i kishte rene ViçiçKakës qe nga takimi i fundit ne Beograd ku degostuan verërat e tyre te preferuara.....

    Përgjigju
  • Sidorela: 27/09/2022 12:52

    Kosova eshte shqiperi dhe normal qe do u gjendemi prane kurdo her

    Përgjigju
  • Klea: 27/09/2022 12:51

    Serbia ska pse te preket nga fjalimi rames sepse ne normal qe do mbrojm kosoven

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!