Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar në një intervistë për mediat në Beograd se kishte një dokument të firmosur nga ish-negociatori i SHBA-së për Kosovën, Richard Holbrooke, ku Uashingtoni premtonte se nuk do të njihte asnjëherë pavarësinë e Kosovës.
Sipas Daçiçit, dokumenti është hartuar në vitin 1995 dhe i është dhënë Millosheviçit, gjatë ditëve kur u mbajt Konferenca e Daytonit.
Por Daçiç thotë se ai dokument është zhdukur nga qeveria e Zoran Xhinxhiçit. “Ai dokument është zhdukur, ata që ishin përpara meje e kanë asgjësuar.
Kur qeveria e Zoran Xhinxhiçit arrestoi Sllobon, kanë djegur edhe dokumentin origjinal të Marrëveshjes së Daytonit për Bosnjën por edhe rezolutën 1244 të OKB-së për Kosovën”.
Deklarata e tij pritet që të sjellë reagime nga SHBA.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com