BEOGRAD- Sot Serbia mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas një fushate e cila zgjati 45 ditë. Përveç Partisë së Riza Halimit, që rikandon sërish për deputetë në Parlamentin serb, të gjitha partitë e tjera shqiptare në Luginën e Preshevës kanë bojkuar.

Zgjedhjet serbe ndërkaq po mbahen edhe në 17 komuna të Kosovës, ku janë 108 mijë qytetarë serbë me të drejtë vote.

Ndërsa për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të komunitetit serb, do të kujdeset Policia e Kosovës.

ondazhet favorizojnë ish zv kryeministrin Aleksandër Vuçiç të Partisë Progresive serbe. Ishte pikërisht kjo parti që kërkoi zgjedhjet e jashtëzakonshme pasi prishi koalicionin qeverisës me kryeministrin Daçiç.

Gjendja e vështirë ekonomike ishte një prej temave kyçe gjatë fushatës elektorale. 1/5 e forcës punëtore në Serbi është e papunë ndërsa paga mesatare është 350 euro. Një tjetër sfidë është shfryrja e sektorit publik ku janë të punësuar mbi 700 mijë vetë.

Këto zgjedhje cilësohen me rëndësi për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Zgjedhjet serbe, do të mbahen edhe në Kosovës, ku veç qytetarëve serbë do të kenë mundësi të votojnë edhe qytetarët që kanë dy shtetësi. Ky proces zgjedhor organizohet nga Misioni i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)