Serbia synon “Oscar” me film për
 Kosovën, nominohet "Enclave"

Serbia synon “Oscar” me film për<br /> Kosovën, nominohet "Enclave"

Serbia është nominuar për çmimin “Oscar” në kategorinë filmi më i mirë i huaj me projektin që ka të bëjë për komunitetin serb që jeton në Kosovë.

Filmi “Enclave” i regjisorit Goran Radovanoviç paraqet trashëgimin e serbëve dhe konfliktin e tyre me shqiptarët nëpërmjet syve të djaloshit me emrin Nenad, transmeton Koha.net.

Nenadi në këtë film çdo ditë shkon në shkollë me një automjet të blinduar të KFOR-it dhe mëson i vetëm pasi në shkollë nuk ka asnjë nxënës tjetër. Si çdo moshatar i tij, Nenadi dëshiron të ketë shokë.

Ai gjatë udhëtimit të tij çdo ditë sheh nga vetura dy djem shqiptar dhe një bari, të cilët humbën babanë e tyre në luftë dhe që urrejnë serbët.
Filmi fitoi një çmim në Moscow Internacional Film Festival.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)