Serbia ul tonet, kreu i Akademisë
së Shkencave:Dialogë jo luftë

Serbia ul tonet, kreu i Akademisë<br />së Shkencave:Dialogë jo luftë
Udhëheqësi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, Vladimir Kostiç, ka thënë që dialogu me Kosovën paraqet të ardhmen e popullit serb, andaj të gjithë duhet të paraqesin pikëpamje e tyre.

Kostiç ka thënë që akademia do të marrë pjesë në këtë dialog, megjithëse ende nuk kanë ndonjë ftesë zyrtare nga presidenti i Serbisë.

“Dialogu dhe diskutimi, jo lufta, është mënyra me të cilën ne duhet të vazhdojmë për të kapërcyer shekujt e keqkuptimeve mes dy kombeve. Është mirë që organizatat politike, institucionet, kisha, studiues të shquar, por edhe qytetarët e zakonshëm të shprehin idetë e tyre. Ndoshta do të ofrohet një zgjidhje që këto dy vende mund të përdorin për të përcaktuar një strategji”, ka thënë Kostiç.

Ndërsa avokati Azem Vllasi, ka thënë që presidenti i Serbisë duhet të ndërmarrë hapin e parë, duke braktisur iluzionin se Kosova është Serbi.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull