Serbët largojnë të gjitha reklamat e Rita Orës në Beograd

Serbët largojnë të gjitha reklamat e Rita Orës në Beograd

Rita Ora

Rita Ora është hequr në billbordët në qytetin e Beogradit, pas artikujve të djeshëm në mediat serbe.

FITON INFORMER! Largohen billbordët e Rita Orës! Reklamat e këngëtares që mbështet kriminelët e UÇK-së”, është titulli i gazetës serbe “Informer”.

Sipas kësaj gazete, këngëtarët vendas u tronditën pasi një firmë serbe promovonte të preferuarën e Thaçit dhe Haradinajt.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, këngëtarja shqiptare, e cila mbështet  kriminelët e UÇK-së dhe bën thirrje për “Shqipërinë e Madhe”, është larguar nga billbordet në qendër të qytetit të Beogradit dhe nuk do të shfaqet më me  këto materiale promovuese.

“Kujtojmë që kjo këngëtare, e cila këndoi në 10 vjetorin e  pavarësisë së shtetit të rremë të Kosovës dhe që nuk e  humbet mundësinë për të treguar shqiponjën dykrenare shqiptare në çdo paraqitje, është shfaqur në tabela në më shumë se 27 vende ekskluzive në të gjithë Beogradin, nga të cilat gazeta jonë shkruajti dje se billbordet mund të shiheshin në Parlamentin e Serbisë, Qeverinë e Serbisë, Sllavia, Sheshi i Republikës, Terazije, në Pallatin e Serbisë dhe vendet e tjera të trafikut", ka shkruar gazeta serbe "Informer".

Në të gjitha 27 billbordet nga qendra e Beogradit që paraqisnin orët dhe bizhuteritë e BPM me imazh kryesor Rita Orën, nuk do të shfaqen më.

Departamenti i marketingut nuk ka  dëshiruar të prononcohen rreth kësaj çështjeje,

Gjithashtu media serbe ka thënë se këngëtarët serbë janë të tronditur që një firmë serbe promovon të preferuarën e Thaçit dhe Haradinajt  dhe thonë se kjo këngëtare nuk ka vend në Beograd.

Alexander Aca Stanimirovic nga Amadeus Band tha se Rita është një person që ka qëndrim politik kundër Serbisë.

“As grupi im dhe as kolegët e mi nuk mund të reklamohen atje dhe jam i sigurtë se nuk do të na jepnin këtë pundësi. Edhe nëse do të ishim në reklamat në Prishtinë, ata ose do t’i shkatërronin ose do të kërkonin t’i largonin menjëherë”, shtoi ai. 

Gazeta "Informer"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 27/10/2019 10:09

    Kur tronditen këngëtaret qe supozohet së janë njerëz të lirë pa komplekse, imagjinoni tani popullsine apo populizmin e zakonshem fshatar së në ç gjendje të mjeruar shpirtetore ndodhet. Mjerë që kemi fqinj grekë e sllavë, mjerë! Prandaj sa me shpejt shqiptarët të bashkohen në nje shtet të vetëm.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite