Serena Sula është kthyer sërish në qendër të vëmendjes (së paku nga kuriozët e showbizzit) për deklaratën e saj më të fundit për Kristin, banorin e përfolur në BBV. Së fundmi Kristi është lakuar për marrëdhënien e tij të re me Kejsi Medinin, vajzën e Sabianit edhe pse ishte me dikë tjetër jashtë shtëpisë.
E ftuar në emisionin "Natën me Aulonën", Serena Sula ka zbuluar mesazhet që i ka dërguar banori i Big Brother VIP, Kristi.
Serena drejtoi telefonin nga gazetari Andi Vrapi dhe ai lexoi se Kristi i kishte shkruar fillimisht modeles këto fjalë: "Hajde bio bio super bio, mos i bëj më të gjatë thonjtë".
Pyetje- A bëtë gjë?
"Jo, më thirri me ly thonjtë", u përgjigj ajo.