Qetsor Ferunaj ka shprehur dëshirën e tij të madhe për të shkuar në finalen e madhe të Big Brother Albania VIP, këtë herë edhe duke u ofruar të bëjë 'biznes', me blerjen e vendit të katërt me një vlerë prej 50 mijë euro.
Teksa po bisedonte me banorët, Qetsori tregoi se ishte i shqetësuar për finalen dhe se po mendon të shesë ose të blejë vendin në finale.
Në një kohë kur kanë mbetur edhe tre banorë, ai, Nita dhe Kristi përballë njëri-tjetrit për vendin e fundit, Qetsori shprehur dëshirën për ta blerë ai vendin e mbetur.
Duke folur me batuta Nita i tha Qetsorit se shuma që ai po ofron tregon se ka shumë para.
Ai madje i tha Kristit se e shet vendin e tij me 10 mijë euro, nëse ai e dëshiron finalen.