Problemet shëndetësore e detyruan që të pensionohet herët nga futbolli, por duket se Sergio Aguero nuk ka ndërmend të heqë dorë.
33 vjeçari ka zbuluar se një klub e ka kontaktuar për një rikthim të mundshëm në fushën e blertë. Argjentinasi njoftoi se Inter Miami i ka dërguar ftesë për në ekip, por që e ka refuzuar.
Duke folur për TYC Sports, Aguero tha: “Dje, më shkoi në mendje të luaj prapë. Inter Miami më ka ftuar, por e kam refuzuar. Mjekët më kanë thënë se duhet të kalojë pesë ose gjashtë muaj pa aktivitet, por unë dua të stërvitem prapë.
Ish-sulmuesi i Manchester Cityt që u transferua te Barcelona gjatë verës së kaluar, pati probleme në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje gjatë ndeshjes ndaj Alavesit në tetor.