Sergio Aguero shumë pranë
rekordit me Manchester Cityn

Sergio Aguero shumë pranë<br />rekordit me Manchester Cityn
Sergio Aguero është lojtar i lavdëruar dhe i admiruar jo vetëm nga tifozëria e Manchester Cityt, por dhe drejtuesit e klubit.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka quajtur legjendë Sergio Agueron pasi shënoi tre gola në Premierë League.
Shënim i tre golave e ka bërë sulmuesin argjentinas të jetë një nga golashënuesit më të mirë në të gjitha kohërat, transmeton gjigandi mediatik britanik, BBC.

Sulmuesi ka shënuar gjashtë hat-trick me Manchester Cityn në Premierë League.

Në debutimin e tij me Cityn në vitin 2011, Sergio Aguerro ka shënuar 175 gola, ndërsa për të thyr rekordin më të mirë të  të gjitha kohërave si golashënues, Agueros i duhen edhe 2 gola të tjerë.

Pep Guardiola është shprehur entuziast për paraqitjen e sulmuesit argjentinas:
“Shpresoj që ai rekord do të arrihet shumë shpejt dhe të kemi një festë të madhe për atë”, ka përfunduar trajneri Manchester Cityit
 
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)