Sergio Ramos bën Cristiano
Ronaldon, Reali u kthehet fitoreve

Sergio Ramos bën Cristiano<br />Ronaldon, Reali u kthehet fitoreve
Është Sergio Ramos dhe jo Cristiano Ronaldo njeriu që nxorri Realin nga kriza e rezultateve. Mbrojtësi shpëtoi madrilenët me një dygolësh që vendosi fitoren 2-1 ndaj Malagas e cila pësoi humbjen e 5 radhazi.

Reali nuk shkëlqen, ashtu si dhe Cristiano Ronaldo por merr një dozë oksigjeni pas dy disfatave ndaj Seviljas dhe Celta Vigos. Reali e nisi duke shpërdoruar, me Benzeman dhe Ronaldon,  Malaga bëri të sajën dhe ishte shumë pranë golit në minutën e 16 me Gonzalo Castro-n që goditi shtyllën, ndërsa  Zidane i duhet të bëjë llogaritë edhe me dëmtimin muskular të Marcelos që i la vendin Iscos në minutën e 25,  braziliani do të kryejë egzaminimet të hënën me Zidanë që i duhet të luftojë me kohën për të rikuperuar Carvajal.

Goli i zhbllokimit erdhi në të 35 me Sergio Ramos që përdori armën e tij të prefruar goditjen me kokë pas asistit tyë Tony Kroos nga goditja e këndit. Reali në avantazh dhe ishte e njëjta dyshe që bëri bis, me Tony Kroos që krosoi sërish për golin e dyfishimit, që Sergio ramos e shënoi këtë herë me këmbë. Goli i 9 sezonal për Sergio Ramos, i 6 në La Liga edhe pse pamjet evidentojnë pozicionin jashtë loje të mbrojtësit.

Gjithsesi dygolëshi i Ramos nuk i dha qetësinë e nevojshme Realit që në pjesën e dytë pësoi gol nga Juanpi i vetëm në zonë pas një shtytyjeje të Navas ndaj Juankar. Me shkurtimin e distancave Navas bëri një pritje të mrekullueshme ndaj Castros duke evituar baraziimin. për të zgjuar Realin mendoi Kameni që  pasi i shpëtoi një kthim i topit nga Demichelis, ja doli të evitonte golin me një rikuperim të mrekullueshëm duke ndalur Ronaldon të vetëm para tij. Portugezi më pas në të 77 goditi shtyllën me Realin që e mbylli ndeshjen në avantazh 2-1 duke u shpallur kampion i dimrit por jo në shëndet të plotë.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në