Interi në gjurmët e Juventusit.

Ashtu si bardhezinjtë edhe zikaltërit arrijnë fitoren e tretë radhazi në kampionat në po kaq ndeshje.

Interi fitoi ndaj Spal 2 me 0 në stadiumin San Siro në praninë e 60 mijë tifozëve  në ndeshjen e zhvilluar në mesditë.

Për të kaluar Interin në avantazh mendoi kapiteni Icardi që në minutën e 27-të ktheu në gol një penallti të akorduar nga VAR pra Video Asistenti i arbitrit.

 Në pjesën e dytë skuadra e Spalletit përpiqet të mbyll ndeshjen por miqtë e mbyllen mirë në mbrojtje duke mos lënë hapësira.

Ndërkohë vetëm traversa arriti të ndalë predhën e Skriniar, ndërsa llogaritë i mbyll kroati Perisic tre minuta nga fundi me një supergol.

Me fitoren e sotme Inter ndodhet  me pikë të plota, 9, në 3 javë kampionat.

Redaksia Online
A.Dr/Shqiptarja.com