Sulmuesi brazilian Gabigol shënon golin e parë me ngjyrat zikaltër dhe i jep Interit tre pikë të rëndësishme.
 
Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli fiton ndeshjen e javës së 25-të të Serisë A në transfertë ndaj Bologna 1-0. Interi ngjitet në kuotën e 48 pikëve dhe rimerr sërish vendin e katërt. Në stadiumin ‘Dall’Ara’ skuadra nga Milano ndjen mungesën e kapitenit Icardi dhe vuan shumë mbi të gjitha pjesën e parë.
 
Por në pjesën e dytë trajneri Pioli bën zëvendësimet e duhura duke aktivizuar Gabigol dhe Banegën.
Është pikërisht argjentinasi që nis aksionin ku 10 minuta nga fundi do të shënohej edhe goli i fitores nga Gabigol.
 
Festë legjitime për talentin e ri që me golin e tij të pare i jep fitoren Interit.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Dhjetor, 19:08

    SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, a duhet të japë autorizim Kuvendi?