Në kuadër të javës së 35-të të Serisë A në Friuli, Udinese pret Interin në një ndeshje shumë të rëndësishme për të dyja skuadrat. Friulanët janë vetëm 4 pikë larg zonës së rënies ndërsa zikaltërit duan të blindojnë zonën Champions. Lautaro Martinez duket se është më i favorizuar se Icardi për ta nisur titullar ndërsa mungesë e rëndësishme është Vecino.
Për trajnerin e ekipit nga Milano Spalletti është vendimtare që INteri ta fitojë këtë takim në mënyrë që të jetë i qetë në garën për një vend në zonën Champions pasi janë shumë skuadra në lojë. Ndërkaq tek Udinese tekniku kroat Igor Tudor nuk e fesh se zikaltërit janë një ekip i fortë por skuadra e tij është në rritje.Takimi nis në 20:30. /Përgatiti Andi Kapxhiu

Komente

