Dritarja dimërore e merakatos është hapur tashmë në Seria A dhe dy emra të futbollistëve të kombëtares shqiptare janë  lidhur nga mediat për një transferim te mundshëm te Palermo.
 
Hyka dhe Sadiku janë përmendur si një objektiv i mundshëm për Palermon, e cila kërkon të mbijetojë në Seria A.
 
Momentalisht të dy lojtarët luajnë në Zvicër, ku Jahmir Hyka është pjesë e skuadrës së Luzeranës dhe Armando Sadiku mban fanellën e Zyhriut.

Ndërkohë interes për lojtarët është shfaqur edhe nga skuadra të tjera, ku për Hykën mund të jetë duke u përgatitur një ofertë nga Turqia, e nga ana tjetër gjithmonë e më shpesh emri i Sadikut është lidhur me skuadrën e Luganos, drejtimin e të cilës e ka marrë ish zëvendës trajneri i Shqipërisë, Paolo Tramezzani.
 
Për momentin nuk është bërë publike nëse janë zhvilluar bisedime me lojtarët, por një konfirmim pritet së shpejti,
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com