Seria A, Inter e Roma nisin me fitore
2017-ën, vijon të surprizojë Atalanta

Seria A, Inter e Roma nisin me fitore<br />2017-ën, vijon të surprizojë Atalanta
Interi ka fituar me vështirësi 2:1 në transfertën ndaj Udinezes, duke e nisur kështu vitin 2017 me një tre pikësh me jo pak vlera. 

Të besuarit e Piolit vuajtën, por arritën të pëmbysin rezultatin në fund të lojës.

Udinese e nisi mjaft mirë ndeshjen duke rrezikuar disa herë portën e Handanovic, ndërsa në minutën e 17 Janko shfrytëzon një vendosje jo të mirë të mbrojtjes për të shënuar për 1-0.

Në fund të pjesës së parë, kroati Perisic barazon rezultatin me një gol të bukur.

Në pjesën e dytë, Inter shton presionin në drejtim të portës së vendasve dhe në të 87-n, Perisic shënon me kokë për 2-1 duke i dhuruar tre pikë Interit që vlejnë shumë për ecurinë e kampionatit.
   

Pas 19 jave, Inter ndodhet në vendin e 6 me 33 pikë, dy më pak se zona e Europa League. Fitore ka shënuar edhe Roma ndaj Genovas minimalisht 1:0, por me vlerën e tre pikëve, duke iu afruar Juventus kryesues me vetëm 1 pikë. Torinezët do të luajnë në mbrëmje me Bologna-n.  

Ndërkohë, Atalanta vijon me rezultatet befasuese teksa fitoi në transfertë përballë Chievos me rezultatin e thellë 4:1. Ekipi i Gasperinit ndodhet në vendin e 5 me 35 pikë, tre më pak se zona Champions. Edhe Lazio ka fituar minimalisht ndaj Crotone përmes një goli të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes nga Imobile. 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar