Seria A, Juventus mposht Napolin
Higuain ndëshkon ish-ekipin e tij

Seria A, Juventus mposht Napolin<br />Higuain ndëshkon ish-ekipin e tij
Juventus ka mposhtur me rezultatin 2:1 ekipin e Napolit në Torino. Në javën e 11-të të Serisë A, kampionët vuajtën jo pak përballë napolitanëve, të cilët rezultuan një kockë e fortë përgjatë 90 minutave. 

Pavarësisht rasteve për shënim, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, pasi golat do të vinin në fillimin e pjesës së dytë. 

Qendërmbrojtësi, Leonardo Bonuçi gjeti rrjetën i pari në minutën e 50.

Vetëm 4 minuta zgjati avantazhi juventin teksa spanjolli Callejon barazoi rezultatin 1:1.

Goli i fitores për Juventus do të vinte në minutën e 70 të takimit, kur ish-napolitani Gonzalo Higuain do të ndëshkonte portën e Napolit, duke fiksuar rezultatin 2:1, i cili nuk do të ndryshonte deri në vërshëllimin e fundit të arbitrit. 

Ndërkohë, mbrojtësi kuqezi, Elseid Hysaj, u aktivizua për 90 minuta të plota, por paraqitja e tij, edhe pse shumë pozitive, nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Juventus kryeson Serinë A me 27 pikë në 11 javë, 5 më shumë se Roma, të cilët luajnë të dielën përballë Empolit. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: O sot o kurrë, këtë e dimë! Dhe një përrallë politike

Frrok Çupi: O sot o kurrë, këtë e dimë! Dhe një përrallë politike