Dashuria mes Frederic Veselit dhe Empolit pritet të zgjasë. Sipas asaj që bën me dije "La Gazzeta dello Sport" mbrojtësi i Kombëtares është futbollisti i radhës tek skuadra italiane që do të rinovojë kontratën deri në vitin 2022.
Veseli aktivizohet me ekipin e Serisë A që nga viti 2016 ku është kthyer në një nga lojtarët kryesor. Veseli është edhe një nga të besuarit e Panuccit në Kombëtare.
Mbrojtësi Veseli pritet të vijojë me Empolin kontratën deri në vitin 2022.