Seria A,Milani harron të fitojë
Sampdoria e mposht 1-0

Seria A,Milani harron të fitojë<br />Sampdoria e mposht 1-0
Vijon momenti jo i Milanit të Montellës. Sampdoria ka fituar 1-0 në “San Siro” duke shokuar sërish Milanin që ka harruar të fitojë.

Miqtë nga Genova kanë rezistuar mirë në pjesën e parë por edhe kuqezinjtë nuk është se kanë qënë në një ditë të mirë dhe shumë pak e kanë shqetësuar portën kundërshtare.

Minuta e 70-të do të sjellë edhe surprizën e madhe në “San Siro”.

Sampdoria fiton një penallti pas një faulli të Paletas dhe nga pika e bardhë është Luis Muriel ai që dërgon topin në njërën anë dhe Donarumën në krahun tjetër.1-0 për Sampdorian ndaj Milanit dhe ky rezultat mbetet në fuqi deri në fund.

Për Milanin moment është shumë i keq pasi skuadra pëson humbjen e katërt në 7 ndeshjet e fundit.

Tre pikë të arta për Sampdorian që ngjitet në kuotën e 30 pikëve dhe hedh një hap të rëndësishëm së pari për të siguruar mbijetesën.Milani mbetet me 37 pikë në vendin e 8-të shumë larg zonës europiane.

Shqiptarja.com
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos