Milani fiton sërish me vështirësi dhe po me rezultatin 1-0. Kuqezinjtë e Giampaolo vuajtën ndaj Veronës që mbeti shumë shpejt me 10 lojtarë dhe fitoi vetëm falë një penalltie të shënuar nga Piatek. Polaku më në fund u zhbllokua nga njëmbëdhjetë metrat dhe ngjit Milanin në kuotën e 6 pikëve. Të shtunën në mbrëmje përballja e radhës që është as më shumë e as më pak derbi ndaj Interit kryesues.
Vjen fitorja e parë në Serinë A edhe për Romën e drejtuar nga Fonseca. Verdhekuqtë në Olimpico siguruan një triumf spektakolar 4-2 ndaj Sassuolo-s. Roma ka qënë fantastike në pjesën e parë dhe e aftë të shënojë të katër golat. Cristante në minutën e 12-të më pas Edin Dzeko. Në minutën e 22-të erdhi edhe goli i parë me fanellën verdhekuqe për Mkhitaryan dhe llogaritë i mbylli Justin Kluivert. Në pjesën e dytë miqtë shënuan dy golat me sulmuesin Berardi. Fitorja e parë dhe 5 pikë në klasifikim për Romën deri në javën e 3-të. / Përgatiti Andi Kapxhiu/