Seria A, Milani turpërohet në
transfertë ndaj Sampdorias

Seria A, Milani turpërohet në<br />transfertë ndaj Sampdorias
Skuadra e Milanit është mundur nga Sampdoria në përballjen e sotme me rezultatin 2:0 në transfertë.

Skuadra e Milanit dhe loja e krijuar përgjatë 90 minutave nuk ishte në nivelin e duhur, ndërsa skuadra e Sampdorias ishte superiore duke shënuar dy gola në portën e mbrojtur nga Donaruma.  

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa golat u shënuan në pjesën e dytë përkatësisht në minutat e 72 të takimit me autor Duvan Zapata, i cili përrfitoi nga një gabim i Kristian Zapatës duke hapur shifrat e takimit.

Minutat e mbetura nuk prodhuan ndonjë rast të pastër shënim dhe kështu u mbyll 90 minutëshi mes Sampdorias dhe Milanit.

Pas akordimit të minutave shtesë vjen dhe goli i dytë i Sampdorias, ky rezultat gjunjezoi endrrrën e Milanit për të treguar forcën si ekip pretendent në sezonin e ri në kampionatin italian.

Milionat e shpenzuara për të krijuar një ekip të riformatuar nuk po jep rezultat tek ekipi I Milanit, ndërsa shqetësuese mbeten disa reparte në mbrojtje dhe në sulm për kuq e zinjtë.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool