Seria A, Napoli thyen Romën
show i Mertens, shënon 2 gola

Seria A, Napoli thyen Romën<br />show i Mertens, shënon 2 gola
Një dygolësh i belgut Dris Mertens mposht Romën dhe rikthen Napolin tek fitorja.

Belgu dhuron show në stadiumin "Olimpico" në ndeshjen kryesore të javës së 27-të të Serisë A dhe Napoli mposht Romën në shifrat 2-1.

Golin e parë Mertens e shënon që në pjesën e parë ndërsa me fillimin e pjesës së dytë shton edhe një tjetër gol në minutën e 50-të.

Roma e vendit të dytë e gjendur në disavantazh të dyfishtë hidhet e tëra në sulm por ajo që mund të bëjë është vetëm të shënojë me Strootman në fund të takimit.

Napoli fiton 2-1 ndaj Romës në transfertë,rikthehet tek fitorja ngjitet në kuotën e 57 pikëve dhe konsolidon vendin e tretë.

Verdhekuqtë mbeten të dytët por i lënë mundësi Juventusit të vendit të parë të shkëputet. Tashmë Napoli i Hysajt mendon vetëm për ndeshjen e kthimit të Champions të martën ndaj Real Madrid.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit

Shijak/ Përfshihet nga flakët Komisariati i policisë! Dyshohet për shkëndijë elektrike, zjarrfikësit bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit