Seria A, Rikardo Rodriguez  do
të jetë firma e parë e Interit

Seria A, Rikardo Rodriguez  do<br />të jetë firma e parë e Interit
Dritarja e merkatos është hapur prej disa ditës në Seria A dhe duket me shumë gjasa Interi do të kryej transferimin e tij të parë në ditët e para të javës së ardhshme.

Sipas medieve italiane, Rikardo Rodriguez, i cili mban veshur fanellën e Wolsburg, do të jetë transferimi i parë i Interit dhe pritet të mbërrijë  ditën e hënë në Milano për të kryer vizitat mjekësore.

Mësohet se 23-vjeçari ka patur mundësinë të luante edhe në Angli, pasi oferta si  Chelsea ashtu dhe Arsenal e kanë kërkuar të marrin shërbimet e mbrojtësit zviceran.
 
Gjatë merkatos së janarit, pritet që skuadra e Interit të kryej edhe disa transferime të tjerë, ndërkohë që sigurimi i firmës së mbrojtësit 23-vjeçar të Wolsburg-ut do të zgjidhte shumë probleme në krahët e mbrojtjes zikaltër.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar