Seria A rikthehet në DigitAlb! Sezoni i ri 2023/24 me ofertën më të plotë televizive

Seria A rikthehet në DigitAlb! Sezoni i ri 2023/24 me ofertën më të plotë televizive

Ëndrra e çdo të apasionuari pas sportit, çdo tifozi pa përjashtim, tashmë është realitet me të gjitha Ligat dhe arenat “Oskar” të futbollit së bashku në platformën televizive të të gjithë shqiptarëve. Kampionati më i dashur për shqiptarët Seria A, rikthehet në DigitAlb. Prej datës 19 Gusht nisin betejën për titullin kampion klubet ikonë Milan, Inter, Juventus, Napoli, Roma, Lazio dhe gjithë te tjerët…

Tanimë do të përjetoni gjithçka nga Ligat më magjike të globit, Premier League, Seria A, La Liga, Bundesliga, Ligue 1, Eredivise dhe realitetin më të ri të futbollit botëror Saudi League. Emocionet e Europa League, Conference League, Nations League, të gjitha Kupat Evropiane, e shumë sporte të tjera.  

Dy përfaqësueset e Kombit; Kuqezinjtë dhe Dardanët, drejt misionit historik Euro2024, si dhe përballjet e gjigantëve të kontinentit në Kualifikueset Evropiane.

Sezoni i ri televiziv rezervon argëtim për të gjithë familjen me programet me të shumëpritura në çdo kanal tematik të DigitAlb. Të gjithë shqiptarët kudo ndodhen do të gjejnë buqetën më të plotë të kanaleve shqiptare e të Kosovës, si dhe ekskluzivisht kanalet Kombëtare Top Channel dhe TV Klan, me show, spektakël e informacion papushim gjatë gjithë vitit.

Nxitoni të përfitoni nga Oferta e Sezonit të Ri televiziv, me ulje çmimesh dhe dhurata për të gjithë abonentët e rinj në DigitAlb.

Tashmë platforma televizive e të gjithë shqiptarëve është prezente kudo, nëpërmjet transmetimeve tokësore, satelitore dhe përmes internetit me Aplikacionin DigitAlb, i cili mund të aksesohet direkt nga bashkëkombësit tanë në Amerikë, Kanada, Australi, Evropë dhe gjithë botën. DigitAlb ju pret çdo pike shitje të autorizuar si dhe në çdo kohë online në faqen zyrtare digitalb.al.

S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur