'Seria A' thyen rekord shpenzimesh në merkaton e janarit, kryeson Napoli ndërsa Interi jashtë podiumit

'Seria A' thyen rekord shpenzimesh në merkaton e janarit, kryeson Napoli ndërsa Interi jashtë podiumit

Të premten në mbrëmje u mbyll merkato e janarit në Europë dhe për ‘Seria A’ ishte një muaj rekord. Kampionati elitar në Itali ka shpenzuar 294 mln euro, duke lënë pas janarin e 2019 kur 20 skuadrat shpenzuan në total 157 mln euro.

Skuadra që shpenzoi më shumë në muajin e parë të 2020 ishte Napoli me 95 mln euro. Skuadra me president Aurelio De Laurentiis bleu Lobotka-n, Demme, Rrahmanin, Politano-n dhe Petagna. Afrimë që më së shumti janë për të ardhmen se sa për të tashmen, pasi Napoli po përgatit për një revulucion të vërtetë verën e ardhshme.

Në vendin e dytë, padyshim për shkak të presidentit të ri Comisso, për shpenzime renditet klubi i Fiorentinës, me 88 mln euro të shpenzuara. ‘Vjollcët’ afruan Beloko, Cutrone, Duncan, Igor, Kouamé, Amrabat dhe Agudelo.

Në podium është ngjitur edhe Juventusi, që këtë merkato bleu vetëm një futbollist Kulusevskin. Kampionët e Italisë e lanë në huazim futbollistin, por për ta blerë shpenzuan 35 mln euro plus 9 të tjera në formë bonusesh.

Ndërkohë jashtë podiumit ka mbetur Interi pavarësisht se në janar afroi tre lojtarë. Zikaltërit kanë shpenzuar në total 22 mln euro. Marotta këtë janar bleu Eriksen dhe Eshley Young, ndërsa mori në huazim Vikto Moses.

Në total këtë sezon, duke përfshirë edhe shpenzimet e merkatos së verës, ‘Seria A’ ka shpenzuar më shumë se 1 milardë e gjysmë euro.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë