VIDEO/ Juventusi ngec në Bergamo, vetëm 'X' ndaj Atalantës! Roma fiton 2-0 në 'Olimpico', Empoli s'e mban dot ritmin

VIDEO/ Juventusi ngec në Bergamo, vetëm 'X' ndaj Atalantës! Roma fiton 2-0 në 'Olimpico', Empoli s'e mban dot ritmin

Udinese 2-2 Genoa

Serie A e futbollit në Itali është në javën e shtatë. Gjithçka ka nisur mesditën e kësaj të diele, me Bolognan që fitoi 3-0 kundër Empolit. Në "Dacia Arena", Udinese dhe Genoa barazuan 2-2. Në 18:00 Atalanta dhe Juventusi u ndanë 0-0, ndërsa në 20:45 Roma fitoi 2-0 në "Olimpico" me Frosinonen.

Atalanta dhe Juventusi barazuan 0-0 për javën e shtatë në Serie A. Në "Geuiss Stadium" në Bergamo, "Zonja e Vjetër" nuk shkoi më shumë se një pikë, në një ndeshje që mund të përfundonte edhe më keq, kjo pas rasteve të vendasve. Ishte Muriel që pati një mundësi të mirë, me sulmuesin kolumbian që u ndal nga Szczesny dhe më pas nga shtylla. Veç Muriel, edhe Gjimshiti gaboi nga pranë portës në pjesën e dytë, me mundësitë reale që ishin për bergamaskët. Pas kësaj jave, Juve me 14 pikë mban vendin e katërt, katër pikë më pak se Inter dhe Milani kryesues. Me 13 pikë Atalanta renditet e pesta.

Roma fitoi 2-0 kundër Frosinones. Në "Olimpico" djemtë e Mourinhos nuk zhgënjyen në shtëpi, duke bërë që tifozët të shijonin fitoren e dytë këtë sezon. Kryeqytetasit s'e kanë filluar mirë këtë kampionat, teksa kritikat për ta kanë qenë të shumta. Dueli i sotëm u zhbllokua pas 22 minutash lojë, me Dybalan që asistoi për Lukakun, me këtë të fundit që pasi shmangu bukur një mbrojtës, e dërgoi topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë ishin sërish vendasit që shënuan me Pellegrinin, po pas asistit të Dybalës. Te Frosinone në fushë për 61 minuta ishte edhe Marvin Çuni, që e nisi ndeshjen nga minuta e parë. Lojtari i Kombëtares së moshave bëri një paraqitje të mirë, teksa minuta mori edhe Arijon Ibrahimovic, shqiptari që është i huazuar nga Bayern Munich. Pas kësaj jave, Roma me tetë pikë ngjitet në vendin e 12-të, ndërsa me nëntë pikë Frosinone mban pozitën e dhjetë.

Në "Renato Dall'Ara", Bologna fitoi 3-0 kundër Empolit. Dueli për vendasit u vendos nga Ricardo Orsolini, me lojtarin që shënoi tripletë në minutat 21, 66 dhe 90+1. Për Empolin në fushë nga minuta e parë ishte Etrit Berisha, me gardianin e Kombëtares që priti dy raste goli, duke shmangur humbjen më të thellë të të tijve. Po ashtu 11 minuta mori edhe Stiven Shpendi, që zuri vendin e Caputos po te Empoli. Pasi fitoi një javë më parë kundër Salernitanës, Empoli gjen sërish humbjen.

Në "Dacia Arena", Udinese dhe Genoa barazuan 2-2. Miqtë e Gilardinos kaluan dy herë në avantazh, duke mos mbajtur rezultatin. Ndeshja u zhbllokua nga Gudmundsson në të 14 minutë, për të barazuar nga Luca vetëm nëntë minuta më pas. Sërish Gudmundsson shënoi për Genoan në minutën e 41, për ta mbyllur në avantazh pjesën e parë. Goli i barazimit u shënua në të 90+1, me Genoan që e dërgoi sferën në portën e vet me Matturro për rezultatin final 2-2.

Serie A - E diel - java 7:

12:30 Bologna 3-0 Empoli

15:00 Udinese 2-2 Genoa

18:00 Atalanta 0-0 Juventus

20:45 Roma 2-0 Frosinone

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:44
GOLAT/ Roma del nga errësira dhe merr fitoren e dytë në Serie A, Dybala dhuron dy asiste


Roma fitoi 2-0 kundër Frosinones në Serie A, kjo për javën e shtatë. Në "Olimpico" djemtë e Mourinhos nuk zhgënjyen në shtëpi, duke bërë që tifozët të shijonin fitoren e dytë këtë sezon. Kryeqytetasit s'e kanë filluar mirë këtë kampionat, teksa kritikat për ta kanë qenë të shumta. Dueli i sotëm u zhbllokua pas 22 minutash lojë, me Dybalan që asistoi për Lukakun, me këtë të fundit që pasi shmangu bukur një mbrojtës, e dërgoi topin në rrjetë.

Në pjesën e dytë ishin sërish vendasit që shënuan me Pellegrinin, po pas asistit të Dybalës. Te Frosinone në fushë për 61 minuta ishte edhe Marvin Çuni, që e nisi ndeshjen nga minuta e parë. Lojtari i Kombëtares së moshave bëri një paraqitje të mirë, teksa minuta mori edhe Arijon Ibrahimovic, shqiptari që është i huazuar nga Bayern Munich.

Pas kësaj jave, Roma me tetë pikë ngjitet në vendin e 12-të, ndërsa me nëntë pikë Frosinone mban pozitën e dhjetë.

Ora 20:00
Juventusi humbet kontaktet me kreun, barazim 'i thatë' në transfertë me Atalantën

Atalanta dhe Juventusi barazuan 0-0 për javën e shtatë në Serie A. Në "Geuiss Stadium" në Bergamo, "Zonja e Vjetër" nuk shkoi më shumë se një pikë, në një ndeshje që mund të përfundonte edhe më keq, kjo pas rasteve të vendasve. Ishte Muriel që pati një mundësi të mirë, me sulmuesin kolumbian që u ndal nga Szczesny dhe më pas nga shtylla. Veç Muriel, edhe Gjimshiti gaboi nga pranë portës në pjesën e dytë, me mundësitë reale që ishin për bergamaskët. Pas kësaj jave, Juve me 14 pikë mban vendin e katërt, katër pikë më pak se Inter dhe Milani kryesues. Me 13 pikë Atalanta renditet e pesta.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës