Milani tri pikë 'me ndihmën' e VAR, mposht 1-0 Udinesen! Barazime në Como dhe Genoa, në mbrëmje Juventus - Lazio

Milani tri pikë 'me ndihmën' e VAR, mposht 1-0 Udinesen! Barazime në Como dhe Genoa, në mbrëmje Juventus - Lazio

Genoa 2-2 Bologna

Serie A e futbollit nisi këtë të shtunë me javën e tetë. Në 15:00, Como dhe Parma barazuan 1-1, ndërsa 2-2 u ndanë Genoa me Bolognan. Kjo e shtunë vijoi në 18:00 me sfidën Milan 1-0 Udinese, ndërsa në 20:45 Juventusi luan me Lazion.

Me shumë vuajtje Milani ia doli të merrte tri pikë duke mposhtur 1-0 në "San Siro" skuadrën e Udineses. Goli i Chukueze në minutën e 17-të vendosi ndeshjen, edhe pse kuqezinjtë luajtën për 61 minuta me një lojtar më pak, kjo pas daljes me të kuq të Reijnders në minutën e 29-të.

Udinese provoi dhe gjeti dy herë golat. Si fillim me Ehizibue në minutën e 45+1 dhe me Kabasele në fundin e sfidës, të dy të anulluar për pozicion jashtë loje pas ndërhyrjes së VAR. Me këtë sukses Milan ngjitet në kuotën e 14 pikëve në vendin e tretë.

Në stadiumin "Giuseppe Sinigaglia", Como dhe Parma barazuan 1-1. Miqtë kaluan të parët në epërsi me Bonny pas 20 minutash, teksa Nico Paz barazoi në fundin e pjesës së parë.

"Luigi Ferraris", Genoa barazoi 2-2 me Bolognan. Orsolini dhe Odgaard shënuan dy herë për miqtë, ndërsa Pinamonti me dopietë barazoi në minutat 73 dhe 85.

Serie A, java 8:

E shtunë, 19 tetor 2024

15:00

Como 1-1 Parma

Genoa 2-2 Bologna

18:00 Milan 1-0 Udinese

20:45 Juventus - Lazio

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:12
Dramë, kartona dhe VAR! Milani mposht 1-0 Udinesen në 'San Siro'


Me shumë vuajtje Milani ia doli të merrte tri pikë duke mposhtur 1-0 në "San Siro" skuadrën e Udineses. Goli i Chukueze në minutën e 17-të vendosi ndeshjen, edhe pse kuqezinjtë luajtën për 61 minuta me një lojtar më pak, kjo pas daljes me të kuq të Reijnders në minutën e 29-të.

Udinese provoi dhe gjeti dy herë golat. Si fillim me Ehizibue në minutën e 45+1 dhe me Kabasele në fundin e sfidës, të dy të anulluar për pozicion jashtë loje pas ndërhyrjes së VAR. Me këtë sukses Milan ngjitet në kuotën e 14 pikëve në vendin e tretë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Lideri i Hamasit i vrarë, IDF publikon pamjet: Momenti kur strehohej në një tunel bashkë me familjen gjatë sulmit të 7 tetorit

Lideri i Hamasit i vrarë, IDF publikon pamjet: Momenti kur strehohej në një tunel bashkë me familjen gjatë sulmit të 7 tetorit