Serie A/ Juventus dhe Thiago Motta bindin në javën e parë, bardhezinjtë mposhtën Comon e Fabregas 3-0 (VIDEO)

Serie A/ Juventus dhe Thiago Motta bindin në javën e parë, bardhezinjtë mposhtën Comon e Fabregas 3-0 (VIDEO)

Skuadra e Juventus duke festuar golin e parë

SERIE A - Juventusi fitoi mbrëmë ndaj Comos, me rezultatin 3-0 duke e nisur me mbarë sezonin e ri të Serisë A. Me trajnerin e ri në stol, Thiago Mottan, bardhezinjtë bindën në ndeshjen e parë të kampionatit.

I pari që shënoi ishte debutuesi Mbangula që dërgoi topin në rrjetë në të 23-ën. Më tej në fund të pjesës së parë ishte Timothy Weah që dyfishoi shifrat pas asistit të Yildiz.

Me fillimin e pjesës së dytë, serbi Vlahovic shënoi të tretin por u anulua goli nga VAR.

Në fund të lojës do të ishte radha e Cambiaso për të vulosur fitoren me golin e tretë.

Nga ana tjetër, Como e drejtuar nga ish lojtari Fabregas bëri një paraqitje të mirë në këtë sfidë, që është rikthimi i kësaj skuadre në elitën italiane pas 21 vjetësh.

Javën e dytë Juve do luajë në transfertë ndaj Veronës, ndërsa Como do të ndeshet përballë Cagliarit.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve