Tirane- Një oficer policie i komisariatit nr 2 të policisë së Tiranës dhe vëllai i tij janë arrestuar si autorë të vrasjes së biznesmenit të ndërtimti Eduard Reçi, ndodhur më 13 nëntor 2024 poshtë pallatit ku jetonte dhe të cilin e kishte ndërtuer vetë. Policia e Tiranës zbardhi vrasjen ndërsa arrestoi dy vëllezërit, Shkëlqim Dukaj, 48 vjeç, oficer Policie dhe Florian Dukaj, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Burime nga grupi hetimor bëjne me dije se ka qenë pikërisht efektivi Shkëlqim Dukaj, 48 vjeç, i njohur si një qitës shumë i mirë mes uniformave blu, që sipas policisë ka qëlluar mbi 52 vjeçarin me origjinë nga Dibra që vite më parë kishte qenë edhe pjesë e shërbimit infomativ shtetëror.
Vëllai i autorit të dyshuar Florjan Dukaj 45 vjeç ka ndihmuar në ekzekutim që dyshohet për shkak të konflikteve për motive pronësie. Hetuesit, pas provave kanë përcaktuar edhe vendin nga ku është qëlluar, pasi kanë mundur të sigurojnë edhe pamje nga kamerat e sigurisë të autorit.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi Eduart Reçi, po angazhohej për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë (kufitar me pronën e viktimës). Ndër personat me të cilët shtetasi Eduart Reçi, kishte diskutuar lidhur me këtë problematikë dhe ka pasur konflikt mbi pronësinë e truallit, janë vëllezërit FlorianDukaj dhe Shkëlqim Dukaj, informoi sot, (24 nentor) policia e Tiranës.
Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale "Vrasja me paramendim" e kryer ne bashkëpunim. Në magazinën e lokalit iu gjetën, një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike të cilat dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, informoi sot policia.
Policia thotë se Shkëlqim Dukaj njihej si qitës profesionist.
Biznesmeni Eduard Reçi u vra rreth orës 23:00 të së mërkurës, (13 nëntor 2024), poshtë pallatit ku jetonte, të cilin e ka ndërtuar vet, në rrugën "Faik Konica" në Tiranë, përballë Fakultetit të Histori-Filologjisë. 52 vjeçari ndërroi jetë në spital. Eduart Reçi, ishte me bashkëshorten në oborrin e shtëpisë kur u qëllua dhe ra në tokë pa u kuptuar. Gruaja e tij u tha hetuesve se kishte menduar se u rrëzua nga ndonjë cifël e fishekzjarrëve që shpërthyen si kamuflim në të njëjtin moment kur u qëllua me armë.
Njoftimi i policise 24 nentor 2024
Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 13.11.2024, ku në rrugën "Faik Konica", u plagos me armë zjarri shtetasi Eduart Reci, i cili si pasojë e plagëve marra ndërroi jetë në spital.
Vihen në pranga dy vëllezër, të dyshuar si autorë të ngjarjes.
Sekuestrohen prova materiale që shërbejnë për dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor në drejtimin Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve, ju informojmë se:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Jetës bazuar në provat e grumbulluara nga hetimi intensiv, arrestuan shtetasit Shkëlqim Dukaj, 48 vjeç, (oficer Policie) dhe Florian Dukaj , 45 vjeç, (vëllezër),të dy banues në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale "Vrasja me paramendim" e kryer ne bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", parashikuar nga nenet 78 e 25 dhe 278/1/4 të Kodit Penal.
Në vijim të kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore, shfrytëzimit të inteligjencës policore, administrimit të provave dhe ekzaminimeve të ndryshme kriminalistike, administrimit të dokumenteve, grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka bërë të mundur dokumentimin ligjor të implikimit të personave si autorë të dyshuar të kësaj ngjarje.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës, më datë 23.11.2024 është ushtruar kontroll në ambientet e lokalit dhe banesës së 2 vëllezërve dhe në magazinën e lokalit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike të cilat dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi Eduart Reçi, po angazhohej për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë (kufitar me pronën e viktimës).
Ndër personat me të cilët shtetasi Eduart Reçi, kishte diskutuar lidhur me këtë problematikë dhe ka pasur konflikt mbi pronësinë e truallit, janë vëllezërit Florian Dukaj dhe Shkëlqim Dukaj
Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
(Foto: Florian Shkëlqim Dukaj)
Shqiptarja.com siguron foton e Shkëlqim Dukajt dhe Florian Dukajt, dy vëllezërve të arrestuar për vrasjen e ndërtuesit Eduard Reçi. Hetimet kanë zbuluar se ka qenë oficeri i policisë së komiaratit nr 2 në Tiranë, Shkëlqim Dukaj që ka kryer ekzekutimin e biznesmeit. Hetuesit, pas provave kanë përcaktuar edhe vendin nga ku është qëlluar, pasi kanë mundur të sigurojnë edhe pamje nga kamerat e sigurisë të autorit, informon gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv, Sokol Dema
Dy vëllezërit Dukaj janë arrestuar si autorë të vrasjes së biznesmenit të ndërtimit Eduart Reçi ndodhur pak ditë më parë në Tiranë.
Në pranga kanë rënë Shkëlqim Dukaj, 48 vjeç, oficer Policie dhe Florian Dukaj, 45 vjeç, të dy banues në Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale "Vrasja me paramendim" e kryer ne bashkëpunim.
Policia ka publikuar video nga ajo çfarë i është gjetur në banesë.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës, më datë 23.11.2024 është ushtruar kontroll në ambientet e lokalit dhe banesës së 2 vëllezërve dhe në magazinën e lokalit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike të cilat dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.
Nuk behet jy vendi me cecen o vlla. Ketu eshte te ikesh sa me pare. Po si vete vret tjetrin kot, ke konflikt ik drejtoju gjykates. E ca fitove tani qe e vrave? 25 vjet burg per koke.
Përgjigju