SERIE A - Juventus është rikthyer te fitoret pas 3 javëve në Seria A, teksa këtë herë ‘zonja e vjetër’ ia doli në transfertë kundër Udinese-s.
Në Friuli 90 minutat u mbyllën me rezultatin 0-2, teksa fillimisht sfidën e zhbllokoi një autogol, ndërsa brenda pjesës së parë Savona vulosi shifrat për 3 pikët.
Me këtë fitore bardhezinjtë barazojnë me pikë Interin e vendit të dytë në kuotën e 21 pikëve, megjithatë zikaltrit do luajnë nesër ndeshjen e tyre për javën e 11-të teksa do të presin Venezian në Meazza.
Sakaq, Juventus javën e ardhshme do të luajë derbin përballë Torinos në Allianz Stadium.
Nga ana tjetër, megjithë humbjen Udinese mbetet në vendin e shtatë në kuotën e 16 pikëve. Javën e ardhshme ata do të përballen në Bergamo përballë Atalantës.
Mbrëmja e sotme e Serie A, do të mbyllet me sfidën Monza-Milan.