Zyrtare/ Milani shkarkon Fonsecan, i beson një tjetër trajneri portugez (VIDEO)

Zyrtare/ Milani shkarkon Fonsecan, i beson një tjetër trajneri portugez (VIDEO)

Paulo Fonseca merr kartonin e kuq

Barazimi 1-1 në shtëpi kundër Romës 'derdhi kupën' e mbushur për trajnerin Paulo Fonseca, me Milanin që vendosi shkarkimin e tij pas vetëm gjashtë muajsh në krye të stolit.

Tanimë kuqezinjtë kanë gjetur zëvendësuesin dhe ai është një tjetër portugez, i njohur për punën e bërë si trajner te Porto. Sérgio Conceição do marrë frenat e ekipit me objektivin që është "lufta" për titull dhe qëndrimi mes katër ekipeve më të mira.

50-vjeçari është i njohur në Serie A pasi si futbollist ka shkëlqyer me Lazion si dhe ka qenë pjesë e Interit dhe Parmës (1998-2004). Si trajner Sérgio Conceição ka drejtuar Olhanense, Coimbra, Braga, Guimaraes, Nantes dhe së fundmi Porton.

Portugezi pritet që të hedhë firmën në kontratë, por interesant është fakti se i biri, Francisco është pjesë e Juventusit po në Serie A.

Sérgio Conceição

Paulo Fonseca

Menjëherë pas ndeshjes së barazuar 1-1 në Milano kundër Romës për Serie A, drejtuesit kanë folur me trajnerin dhe i kanë komunikuar shkarkimin, gjë që u konfirmua nga vetë 51-vjeçari për mediet rrugës duke u larguar nga "San Siro". Vetëm 43 minuta në stol gjatë ndeshjes së fundit për Fonsecan që pa të dilte me karton të kuq.

Shifrat

Paulo Fonseca u ul në stolin e Milanit më 1 korrik 2024 dhe në gjashtë muaj e drejtoi ekipin 24 ndeshje në të gjitha kompeticionet. 12 fitore, gjashtë barazime dhe gjashtë humbje; këto janë shifrat e tij.

27 pikët e grumbulluara në Serie A dhe vendi i tetë në renditje nuk e kanë shpëtuar ish-trajnerin që bëri mirë sezonin e shkuar te Lille dhe bindi Milanin. Në fjalët e fundit si i shkarkuar portugezi tha se e kishte ndërgjegjjen e qetë.

“Sapo mësova se jam shkarkuar nga klubi. Kështu është jeta, kështu është, ndërgjegjja ime është e qetë sepse bëra gjithçka që munda ”, tha 51-vjeçari portugez.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Sfidat e BE-së në vitin e ri 2025

Sfidat e BE-së në vitin e ri 2025