Serie A/ Milani fiton me përmbysje kundër Cagliarit në transfertë, Atalanta e Gjimshitit i falet një goli për tri pikët

Serie A/ Milani fiton me përmbysje kundër Cagliarit në transfertë, Atalanta e Gjimshitit i falet një goli për tri pikët

Serie A e futbollit është në javën e gjashtë. Me fillim nga 18:30 këtë të mërkurë u zhvilluan tre duele. Në Sardegna, Cagliari vendas humbi 1-3 me Milanin.

Empoli fitoi 1-0 me Salernitanën falë golit të Baldanzit, ndërsa fitore minimale 0-1 siguroi edhe Atalanta në udhëtim me Veronën, kjo për meritë të Koopmainers që shënoi në minutën e 34. Për Atalantën në fushë ishte edhe Gjimshiti gjithë ndeshjen, me mbrojtësin e Kombëtares që u ndëshkua me karton të verdhë. Te Empoli luajtën Berisha dhe Shpendi.

Në “Unipol Domus” në Sardegna, Milani fitoi 1-3 me përmbysje me Cagliarin vendas. Ndeshja u hap në minutën e 29-të nga Lovumbro. Kuqezinjtë e Piolit kthyen gjithccka në favor të tyre që në pjesën e parë. Okafor në minutën e 40-të dhe Tomori në të 45 minutë shënuan golat e përmbysjes, teksa Loftus-Cheek në të 60 minutë vulosi shifrat në 1-3.

Pas fitores minimale me Veronën në fundjavë, Milan merr sërish tri pikë dhe mban vendin e dytë me 15 pikë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar

Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar