SERIE A - Milani ka gjetur fitoren sot në Serie A teksa ka mposhtur me rezultatin minimal 0-1 skuadrën e Monzas. Golin e vetëm të takimit e shënoi mesfushori holandez Tijani Reijnders në minutën e 43.
Holandezi bëhet serish protagonist me golat e tij, pasi edhe ndeshjen e Champions me Club Brugge i dha fitoren Milan me dygolëshin e tij.
Kuqezinjtë me këtë fitore shkojnë në kuotën e 17 pikëve dhe tekniku Fonseca merr një lloj frymëmarrje pas humbjes në shtëpi me Napolin sfidën e kaluar në kampionat.
Megjithatë Milan ka ende punë për të bërë për t’u ngjitur në renditje në zonën europiane.
Javën e ardhshme, kuqezinjtë do luajnë në transfertën e Cagliarit.