Ashtu si Juventus që mbylli derbin me një gol, të njëjtën gjë ka bërë edhe Napoli në sfidën përball SPAL, të luajtur në “San Paolo”. Të kaltrit janë mjaftuar me një gol të hershëm dhe i kanë kreun menjëherë kampionëve në fuqi të Italisë, duke qenë 1 pikë para.
/Shqiptarja.com
Ndeshjen e ka vendosur goli i Allan që në minutën e gjashtë të takimit. Vendasit kanë shpërdoruar shumë raste në pjesën e parë, por edhe në fillimin e pjesës së dytë. Më pas ritmi ka rënë, ndoshta Napoli ka dashur të kursejë energji, edhe pse me një gol në avantazh ka rrezikuar disi. Elseid Hysaj është aktivizuar për 90 minuta me Napolin në rolin e tij si mbrojtës i djathtë.
Renditja
d.b/shqiptarja.com










