Serie A, Hysaj, të hënën zyrtarizimi
i rinovimit të konstratës me Napolin

Serie A, Hysaj, të hënën zyrtarizimi<br />i rinovimit të konstratës me Napolin
Mungon vetëm zyrtarizimi por edhe ai do të vijë javën e ardhshme. Para ose pas ndeshjes me Benficën, Elseid Hysaj do të rinovojë zyrtarisht kontratën e tij me Napolin. Mes ditës së Hënë dhe asaj të Enjte mbrojtësi i kombëtares shqiptare do të hedhë firmën mbi marrëveshjen e re që do ta lidhë atë me klubin e kaltër deri në vitin 2021.

Akordi mes palëve është arritur prej kohësh, ka siguruar edhe njëherë tjetër për dicka të tillë menaxheri i futbollistit Mario Giuffredi. Agjenti i Hysajt në një prononcim për mediat italiane ka bërë me dije se rinovimi i klientit të tij me Napolin është vetëm cështje ditësh.

”Kemi zgjidhur cdo detaj përsa i përket marrëveshjes së re dhe në javën e ardhshme Hysaj do të rinvojë kontratën e tij me Napolin, shpresoj që kjo të ndodhë përpara ndeshjes ndaj Benficës, deklaroi Mario Giuffredi. Nga kontrata e re Elseid Hysaj do të përfitojë një pagë 3 herë më të lartë se ajo që merr aktualisht. Për momentin 22-vjecari nga Shkodra paguhet vetëm 500 mijë Euro në sezon ndërsa në momentin që do të firmosë rinovimit paga e tij vjetore do të jetë 1.5 milionë Euro. Gjithcka e merituar për lojtarin e kombëtares shqiptare i cili shkëlqeu me fanellën e Napolit sezonin e kaluar, ndërkohë që edhe këtë kampionat e ka nisur në mënyrën më të mirë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarjja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin