Serie A, Presidenti zikaltër Thohir
konfirmon: Interi u shitet kinezëve

Serie A, Presidenti zikaltër Thohir<br />konfirmon: Interi u shitet kinezëve
Presidenti i Inter Erick Thohir ka rënë dakord të shesë shumicën e aksioneve të klubit te Suning Commerce Group, duke i thurur elozhe kompanisë si një partner strategjik tepër të fuqishëm.

Drejtuesit e klubit zikaltër janë pranë konfirmimit zyrtar për shitjen e 70% të aksioneve drejt investitorëve kinezë, teksa grupi vazhdon zgjerimin e biznesit në Evropë. Biznesmeni indonezian do të vazhdojë të mbajë 30% të aksioneve të mbetura dhe do të mbetet i përfshirë me ekipin.

Thohir, i cili ia bleu shumicën e aksioneve Massimo Moratti-t në vitin 2013, beson se ky ndryshim do t’i lejojë milanezët të jenë më kompetitivë si brenda ashtu edhe jashtë Italisë. “Inter është në duar të sigurta,” deklaron 46 vjeçari për Corriere dello Sport. “Suning Group është një kompani shumë kompetitive në Kinë dhe ky klub do të bëhet nga më të fortët falë partnerëve strategjikë.”

Besoj se, bashkë me Moratti-n, e kemi kthyer Inter-in në një klub më të fortë. Akoma nuk është finalizuar marrëveshja, por Inter kërkon të rikthehet kompetitiv në të ardhmen e afërt si në Itali ashtu edhe në Evropë.” Shitja pritet të sjellë edhe miliona që do të shfrytëzohen në merkato. Pritet që treshja brazilianë që aktualisht luan në Kinë Alex Texeira, Ramires dhe Jo të shpërngulen në Giuseppe Meazza.


Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve