Serie A e futbollit në Itali zhvilloi këtë të dielë tre ndeshjet e radhës për raundin e tetë. Duke nisur nga ora 12:30, Torino përmbysi 2-1 Genoan. Miqtë kaluan të parët në epërsi me Thorsby në minutën e shtatë, ndërsa Torino barazoi me autogolin e Sabelli në minutën e 63-të. Më pas Maripan në fundin e ndeshjes shënoi golin e fitores për vendasit. Në këtë sfidë Kristjan Asllani luajti 60 minuta për Torinon, teksa u zëvendësua nga Ardian Ismajli, me këtë të fundit që merr minuta pas lëndimit që e mbajti jashtë për një muaj.

Në Reggio Emilia, Sassuolo vendase u mposht 0-1 nga Roma. Goli i Paulo Dybala ishte i vlefshëm që kryeqytetasit të merrnin tri pikë të arta që i katapulton në kryes të renditjes së bashku me Napolin. Mesjavën që vjen Roma pret Parmën në 'Olimpico'.

Ndeshja tjetër mes Veronës dhe Cagliarit përfundoi 2-2. Gagliardino dhe Orban shënuan për vendasit, ndërsa Idrissi dhe Felici (minuta 90+2) ishin golashënuesit e miqve.

Pas javës së tetë është Napoli dhe Roma me 18 pikë që ndajnë kreun e Serie A, ndjekur nga Milani dhe Interi.

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?