Serie A e futbollit në Itali zhvilloi katër duele këtë të dielë, të vlefshme për javën e 23-të. Në Derbin e Italisë, Interi mundi 1-0 Juventusin dhe shkëputet në krye të renditjes. Napoli fitoi 2-1 me përmbysje kundër Veronës, teksa Atalanta triumfoi 3-1 ndaj Lazios.
Interi fitoi 1-0 me Juventusin. Derbi i Italisë foli për zikaltërit, me djemtë e Inzaghit që shkëputen me katër pikë dhe një ndeshje më pak në krye të Serie A. Përballja me "Zonjën e Vjetër" ishte sfidë direkte mes tyre, teksa vendosi një autogol i Gattit në minutën e 37-të. Aksioni i bukur i Interit dhe presioni i Thuram bënë që mbrojtësi i Juves ta dërgonte vetë sferën në rrjetë. Edhe pse bardhezinjtë kishin disa mundësi me Vlahovic, serbi në një rast gaboi përballë Sommer.
Në "Olimpikun" e Torinos, vendasit barazuan 0-0 me Salernitanën. Ndeshja ishte me raste për të dyja skuadrat, por rezultati në fund ishte i bardhë. Në fund të dyja ekipet ndanë nga një pikë, me "Granatat" që mbajnë vendin e 10-të, ndërsa miqtë nga Salerno qëndrojnë në vendin e fundit.
Napoli fitoi 2-1 me Veronën në Serie A. Ndeshja e raundit të 23-të ishte dramatike në "Maradona", teksa djemve të Mazzarrit iu desh kryevepra e Kvaratskhelias në minutën e 87-të për të marrë tri pikët dhe për të qenë vetëm një pikë larg zonës Champions. Miqtë nga Verona do shokonin tifozët e pranishëm me golin e Coppola në minutën e 72, para se Ngonge dhe Kvaratskhelia të përmbysnin gjithçka për vendasit.
Në Bergamo, Atalanta nuk e pati të vështirë të fitonte 3-1 kundër Lazios. Përballja e raundit të 23-të në Serie A dhuroi emocione, me vendasit e Gasperinit që shënuan dy herë në pjesën e parë. Pasalic në të 16' dhe De Ketalaere në të 43 ishin vendimtarë për zikaltërit. Në fraksionin e dytë, sërish De Ketalaere shënoi për 3-0, para se Immobile të gjente golin e vetëm te Lazio në të 84 minutë nga penalltia. Me 39 pikë Atalanta qëndron në vendin e katërt, teksa Lazio me 34 pikë në pozitën e nëntë. Në fushë gjatë gjithë lojës për Atalantës ishte Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares.
Serie A, java 23:
E dielë
12:30 Torino 0-0 Salernitana
15:00 Napoli 2-1 Verona
18:00 Atalanta 3-1 Lazio
20:45 Inter 1-0 Juventus (Gatti 37' og)
Renditja:
Interi fitoi 1-0 me Juventusin. Derbi i Italisë foli për zikaltërit, me djemtë e Inzaghit që shkëputen me katër pikë dhe një ndeshje më pak në krye të Serie A. Përballja me "Zonjën e Vjetër" ishte sfidë direkte mes tyre, teksa vendosi një autogol i Gattit në minutën e 37-të. Aksioni i bukur i Interit dhe presioni i Thuram bënë që mbrojtësi i Juves ta dërgonte vetë sferën në rrjetë. Edhe pse bardhezinjtë kishin disa mundësi me Vlahovic, serbi në një rast gaboi përballë Sommer. Me 57 pikë, Interi prin renditjen e Serie A, ndjekur nga Juventusi me 53 pikë.