Serie B, debuton kartoni i gjelbër!

Serie B, debuton kartoni i gjelbër!
Nesër më 16.01.2016, duke nisur nga ndeshja e Serie B, Spezia-Bari, do të debutojë në fushat e lojës kartoni i kundërt me të tjerët, ai që vlerëson të mirët: do të jetë i gjelbër dhe do të jepet nga gjyqtari në fund të ndeshje për protagonistë të veprimeve shembullore të fair-play.
 
Iniciativa është bërë nga Liga e Futbollit në Itali dhe shoqata e gjyqtarëve (Aia) që ka si synim eskuluzivisht vlerësimin e gjesteve të veçanta që karakterizojnë sportivitetin në lojën e futbollit.

Ata që do të marrin karton të gjelbër do të vlerësohen për respektin, kulturën dhe përgjegjshmërinë sportive.
 
Kartoni i gjelbër do të jepet nga gjyqtari në fund të ndeshje, në konsultim me bashkëpunëtorët e tij dhe emri i futbollistit apo trajnerit që ka marrë kartonin e gjelbër do të shkruhet në protokollin zyrtar të ndeshjes dhe në fund të sezonit do të vlerësohen ata që kanë marrë më shumë kartonë.

Ky karton do të jepet protagonistit në dorë, kur mbaron ndeshje./Telesport/


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë