Sërish alarmante shifrat e infektimeve nga COVID-19 në Greqi, 6.393 raste të reja dhe 43 humbje jete në 24 orët e fundit

Sërish alarmante shifrat e infektimeve nga COVID-19 në Greqi, 6.393 raste të reja dhe 43 humbje jete në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

GREQI- Ditët e fundit shteti fqinj, Greqia, po përjeton një valë të re dhe të ashpër të pandemisë, duke regjistruar çdo ditë rekorde infektimesh nga COVID-19.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 6.393 qytetarë, ndërsa kanë humbur betejën me jetën 43 pacientë.

Të shtruar në spital aktualisht janë 459 persona, prej të cilëve 377 janë të pavaksinuar, ose të vaksinuar pjesërisht.

Numri total i viktima ka shkuar 16.243, ndërkohë që ai i viktimave është  780.621 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Një rritje drastike të rasteve pozitive me COVID-19 ka pasur Greqia javën e fundit, e cila është tepër shqetësuese për ekspertët. Katër ditë më parë, u regjistrua shifra më e lartë e arritur ndonjëherë që nga fillimi i pandemisë, prej  6700 infektimesh.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike