SHBA- Moti i keq ka pushtuar sërish veri-lindjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me dëborë të dendur dhe me temperatura shumë të ulta. Probleme të shumta janë verifikuar në aeroporte, ku janë anuluar 7 mijë fluturime, ose kanë pësuar vonesa.
Në New York probleme ka pasur me trafikun nëpër rrugë, për shkak se rënia e dëborës ka kaluar 20 centimetra lartësi, si dhe janë paralizuar edhe aktivitetet publike duke u mbyllur disa zyra dhe shkolla.
Ndërkohë në disa zona të New Jersey dhe qytete si Philadelphia, dëbora ka arritur në 30 centimetra.
Edhe në Washington banorët janë bllokuar nga dëbora, mes tyre edhe presidenti amerikan, Barack Obama, të cilit i është dashur të anulojë disa nga takimet e tij në Shtëpinë e Bardhë.
Në Washington, parashikohet të jetë stuhia më e keqe që nga viti 2011-të, ku dëbora arriti 13 centimetra lartësi.
Në disa shtete të Amerikës, ekziston edhe emergjenca e ngrohjes, pasi ka vështirësi në furnizimin me gaz, për shkak të rrugëve të ngrira apo të mbuluara nga dëbora, mbi të gjitha në zonat ruarale.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com