GJIROKASTËR- Dy persona në Lazarat janë arrestuar pasi po kultivonin lëndë narkotike.
Policia ka sekuestruar 15 bimë narkotike, 1 kg drogë, disa gramë çokollatë droge dhe municione.
Burime për "Report Tv" bëjnë me dije se është arrestuar Shkëlçim Basha dhe Rudolf Basha.
"Finalizohet operacioni policor i koduar "Sopoti". Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër.
Sekuestrohen armë, municione dhe lëndë narkotike. Vihet në pranga autori. Strukturat e DVP Gjirokastër në vijim të punës së pandërprerë për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në lagjen "Përroi Selime", Lazarat, një shtetas dispononte armë zjarri, lëndë narkotike organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Sopoti".
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. B., 54 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit SH. B., në një vend të përshtatur në bodrumin e shtëpisë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë, 4 krëhëra, 900 fishekë, një sasi prej 15.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva (në trajtë pluhuri dhe mbetje bimore) të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar u konstatuan dhe disa bimë të kultivuara në oborrin e banesës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike", njofton policia.

/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
50.1%
-
Jo
45.9%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 4822
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Shqiptari kapet duke trafikuar drogë te parkingu i spitalit, 33-vjeçari me precedentë të shumtë penalë
16 Shkurt, 20:33
-
Korçë/ Tre persona në pranga dhe 2 nën akuzë, në kërkim për drogë e thyerje mase! Nën hetim edhe 61-vjeçarja, i zaptoi tokën ish-burrit
13 Shkurt, 15:56
-
Pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës në Itali, arrestohet 24-vjeçari shqiptar (EMRI)
12 Shkurt, 13:23
-
Kthyen redaksinë në ‘bazë droge’ dhe shisnin ekstazi, Apeli lë në burg 4 gazetarët e portalit Publik.live të Naim Nokës
11 Shkurt, 12:26
-
Shkodër/ Qeni antidrogë 'mbërthen' malazezin me 1 kg hashash të fshehur në kofanon e makinës! Po largohej nga Hani i Hotit
10 Shkurt, 12:04
-
SPAK çon në gjyq Emiljan Burbën, mikun e Aldo Bares! Organizator i trafikimit 442 kg drogë drejt Austrisë mes paletave, skema e sofistikuar në QKB
30 Janar, 11:10
-
Vlorë/ Goditet grupi i shpërndarësve të drogës në lokale, 2 të arrestuar! Sekuestrohen 100 doza dhe shuma lekësh (VIDEO)
27 Janar, 12:39
-
Gjirokastër/ ‘Andromeda’ shkatërron grupin e shpërndarësve të drogës, 17 të arrestuar, mes tyre 1 doganier! Pezullohen 2 efektivë të Kakavijës (EMRAT+VIDEO)
19 Janar, 11:12
-
Tiranë/ Të dënuar për drogë, vjedhje dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, arrestohen 3 të shpallur në kërkim, mes tyre edhe një 19-vjeçar
18 Janar, 10:55
-
RENEA zbarkon në Pogradec, 6 në pranga, 28 kontrolle banesash e 207 mijë euro të kapura! Arrestohet Fatjon Bono, më herët u hetua si përkrahës i ISIS, kërkohet vrasësi i kamerierit
17 Janar, 08:14
-
Spanjë/ Goditje e trafikut të drogës në Vigo, 9 të arrestuar, shumica shqiptarë! Kapet 1.1 ton kokainë
10 Janar, 07:07
-
Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës
7 Janar, 23:01