Sërish hije mbi Trump: Biznese dhe 
banka që i përkasin listës së zezë

Sërish hije mbi Trump: Biznese dhe <br />banka që i përkasin listës së zezë
Kandidati republikan Donald Trump sërish në qendër të vëmendjes për bizneset e tij të dyshimta. Mediat amerikane shkruajnë se manjati ka bërë biznes në Havana në kohën kur ishte në fuqi embargoja dhe po ashtu ka marrë me qira një bankë në Iran  bankë e cila bënte pjesë në listën e zezë të SHBA e lidhur me terrorizmin dhe programet bërthamore.

Një ditë pas publikimit të lajmit se Trump nuk ka paguar taksat për 18 vite, lajmi bëhet i ditur nga grupi i gazetarëve investigative të cilët publikuan edhe skandalin e Panama Papers. Ndërkohë ende nuk ka një reagim nga stafi i kandidatit republikan.

Por nga ana tjetër  njerëzit më të afërt të tij thonë se nëse Trump ka vepruar sic thotë New York Times e nuk ka paguar taksa për 18 vite atëherë ai është një gjeni.

Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme