Pasditen e sotme është ndjerë një tërmet në qytetin e Peqinit.

Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 4 ballë i shkallës rihter. Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 16:16 në qytetin e Peqinit, por edhe në qytetet përreth si në Elbasan, Cërrik, Belsh, por edhe në Tiranë.

Gjatë muajit Korrik ka pasur lëkundje si shkak i tërmeteve edhe në Fushëkrujë, Durrës dhe Korçë. Deri në këto momente nuk raportohet akoma për dëme materiale.  

Lëkundjet e tërmetit në Peqin sipas EMSC