Shqipëria këtë vit ka pritur turistë nga e gjithë bota, ndërsa shumë media prestigjioze ndërkombëtare e kanë sugjeruar atë për t’u vizituar. Sipas një raporti të Airport Councils International (Këshillat Ndërkombëtarë të Aeroporteve), konfirmohet se Shqipëria ka zënë vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve të aviacionit civil sa i takon muajit korrik.
Sipas shifrave, Shqipëria renditet e para me një rritje 116.6%, në krahasim me vitin 2019, kur bota u godit nga pandemia COVID. Kështu Shqipëria ka lënë pas ndër vendet më të zhvilluara në Bashkimin Europian por edhe në Ballkan në sektorin e turizmit. Në postimin e ndarë në Facebook, Rama vlerëson këtë rritje duke thënë se ‘Shqiponja’ po fluturon lart.
“Përsëri në krye edhe në muajin korrik për rritjen e numrit të pasagjerëve të aviacionit civil në Europë. Shqiponja po fluturon lart”, shkruan Rama.
Pak kohë më parë, edhe një raport i Eurocontrol Flights tregoi se Shqipëria zuri vendin e parë për rritjen e fluksit të fluturimeve në Europën Juglindore. Raporti i referohej fluturimeve për javën 9-15 gusht. Krahasuar me vitin 2019, sipas Eurocontrol, Shqipëria ka njohur një rritje prej 80% të fluksit të fluturimeve për periudhën 9-15 gusht.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
47.1%
-
Jo
48.8%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 9235
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Namir Lapardhaja: Sa më i madh halli, aq më e rëndë gjuha linçuese
4 Janar, 21:24
-
La Repubblica: Pse mbyllja e TikTok në Shqipëri është ndryshe nga vendet e tjera
4 Janar, 10:15
-
Lëpusha mbulohet nga dëbora, tërheq vizitorë të shumtë (FOTO)
3 Janar, 18:15
-
Basha akuza kryeministrit: Rama shpërdoroi 430 milionë lekë për kopshtin e zyrës, kurse gjysma e shqiptarëve në varfëri! SPAK të nisë hetimet
3 Janar, 14:30
-
‘Shqipëria në BE në 2030!’ premton Rama dhe mbyll TikTok! Intervista për Corriere della Sera: Në maj mirëpres me përulësi votën e qytetarëve
3 Janar, 10:51
-
Ngjarjet kulturore/ 2300 evente gjatë vitit 2024! Sitet e trashëgimisë pritën 1.3 mln vizitorë
3 Janar, 09:46
-
Fëmijët e parë të lindur për 2025-ën marrin bonusin e bebes! 2.2 mld lekë të akorduara në buxhetin e këtij viti për të vijuar mbështetjen e fëmijëve
1 Janar, 16:45
-
Qeveria premton ulje të çmimit të energjisë brenda 2025-ës
1 Janar, 16:14
-
Rama 'takon' Ismail Qemalin falë inteligjencës artificiale! Video e urimit: Me këmbë të mbarë 2025
1 Janar, 09:04
-
Dy bebet e para për 2025 janë binjakë, Ares dhe Rajd! Rama: Lajmës të një viti me bereqet!
1 Janar, 00:31
-
VIDEOLAJM/ Shikoni Parkun Eden! Instalacioni që Rama ndërtoi brenda kryeministrisë! Pamjet për herë të parë
31 Dhjetor 2024, 19:42
-
Lorenc Vangjeli: SPAK, ndëshkimi penal dhe zgjidhja politike
31 Dhjetor 2024, 19:29
edhe autostradat dhe portet duhet te jene moderne or tej,,po kush ti beje saliu apo rama. qe e kane mendjen te vjedhin...
PërgjigjuMeqense qenkan rrit udhetaret te pakten paguajini si evropiane punonjesit e aeroportit se i kane pagat si ne afrike.paga sa nje pastruese ne ministrite tuaja.politike e qelbun.
PërgjigjuRrogën duhet të ta rrisi Kastrati jo qeveria. Shko kërkoja po ta mbajti
si u ritkan fllutirimet kur ke vetem nje aeroport,,o hajdut i ndyre,,,sot ne duhwt te kishim awroport ne vlore,,sarande,korce,, e shkoder...
PërgjigjuPer cdo lagje nga nje aeroport. Ndersa zero trena dhe zero autostrada or teeeejjjjj