Sërish rradhë të gjata në Kakavijë, qytetarët 'skuqen' në diell që prej mëngjesit, autobusët shqiptarë lejohen të kalojnë drejt Greqisë

Edhe ditën e sotme ka rradhë në Pikën Kufitare Greke të Kakavijës. Me qindra shtetas shqiptare kanë qëndruar me orë të tëra që prej mëngjesit e deri në orët e drekës në pjesën greke të Kakavijës në pritje për të kaluar drejt Greqisë.

Autoritetet greke kanë punuar në orët e para të mëngjesit me sportele të kufizuara ndërkohë që me dyndjen e shqiptarëve në tokën e tyre, janë detyruar të shtojnë edhe një tjetër për të normalizuar situatën.

Ndonëse dje për këtë qëllim u ndodh në Kakavijë konsulli shqiptar në Janinë Eltion Vërleni ku bisedoi me autoritetet greke të kufirit, sërish sot radhët nuk kanë munguar. Sot për herë të parë janë lejuar edhe autobusët shqiptarë të linjave të udhëtarëve drejt Greqisë pas mbërritjes në Kakavijën greke të urdhërit nga Ministria e Transportit helen per rifillimin e udhëtimeve të këtyre linjave nga Shqipëria duke iu përmbajtur rregullave të përcaktuara anti-COVID.

 

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 25/06/2021 14:46

    Shtet legen pa karakter tallen te gjithe, bllokoj kufirin mos lejo te futet asnje lloj produkti nga Greqia dhe mbyllua deren legenave po kush do ta bej thuaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun