FUSHE-KRUJE - Tritoli vijon të jetë kryefjalë e ditës në zonën e Fushë Krujës. Një sai prej dy kilogramësh tritol u gjet e vendosur në një shtyllë të tensionit lartë, në fshatin Halili të rrethit të Krujës. 

Sasia e lëndës plasëse u gjet rreth tre metra nga sipërfaqja e tokës në shtyllën e tensionit të linjës Koman-Elbasan.

Lënda plasëse ishte vendosur në dy këmbët e shtyllës, ndërsa policia ka mbërritur ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të saj.

Javën e kaluar një sasi eksplozivi është gjetur e vendosur në këmbët e një shtylle të tensionit të lartë në fshatin Halilaj të Fushë-Krujës. Fatmirësisht lënda plasëse nuk ka shpërthyer, falë ndërhyrjes së forcave xheniere të cilat kanë çaktivizuar lëndën plasëse.
 
tritol
tritol

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)