Sërish shifra të larta infektimesh në Kosovë, Mjeku infeksionist në Report TV: Situata e pritshme, fushata e vaksinimit e avashtë

Sërish shifra të larta nga COVID-19 në Kosovë, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1128 raste të reja dhe tre viktima.  Ndryshe nga fillimet e pandemisë, pjesa më e madhe e të infektuarve janë të moshave nga 20 deri në 29 vjeç, 305 persona. Ndërsa nga 30 deri 39 vjeç janë 231 të infektuar.

Në lidhje me situatën epidemiologjike në vend, në një intervistë për Report Televizion mjeku infeksionist Ilir Tolaj tregon se një situatë e tillë ishte e pritshme.

“ Ne gjendemi në fillim të valës së 4 në Kosovë. Kjo që po ndodh ka qenë e pritshme, duke qenë se procesi i vaksinimit ka qenë tejet i avashtë”, tha mjeku infeksionist Ilir Tolaj .

Tolaj thekson se masat e marra nga qeveria e Kosovës kanë qënë të papërshtatshme, nuk janë zbatuar nga qytetarët dhe nuk janë kontrolluar nga qeveria. E i pyetur për masat e marrë ditën e djeshme, ndër të cilat edhe vendosjen e certifikatës se vaksinimit, serish zgjidhja mbetet vaksinimi.

“ Masat që janë proklamuar dje ose janë pa një ndikim ose janë vështirë të realizueshme nga autoritetet. Aplikimi  i testit negativ PCR është tejet i vonuar . Certifikata e vaksinimit është një masë që Kosova ta menaxhojë atë, është një masë e dështuar. Duhet përqendruar në fushatën e vaksinimit masiv dhe zvogëlimin e aktiviteteve që kanë grumbullim të të rinjve”, tha Tolaj.

Prej datës 20 gusht, hyrja në klubet e natës dhe festat familjare të bëhet vetëm nëse dëshmohet për certifikatën e vaksinimit të plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19 ose testin për negativ, jo më të vjetër se 72 orë. Gjithashtu do të lejohet hyrja nëse personi e ka kaluar virusin COVID-19 në 180 ditët e fund

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 113,781 të infektuar 2,276 prej të cilëve kanë humbur jetën.

 

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia zbulon komplotin e Ukrainës, bombë e fshehur në altoparlant për të vrarë oficerin e lartë

Rusia zbulon komplotin e Ukrainës, bombë e fshehur në altoparlant për të vrarë oficerin e lartë